Julian Çobo, 32 vjeç, dhe Kreshnik Yzeiri 40-vjeç, janë arrestuar nga policia e Vlorës, pas djegies së tre makinave një ditë më parë në lagjen Pavarësia. Gjithashtu, u shpall në kërkim Elton Lushaj, 41 vjeç, banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.   

 

Nga hetimet dyshohet se Julian Çobo, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke qenë se hetimi vijon. Elton Lushaj ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa Kreshin Yzeiri ka kryer zjarrvënien.   

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr, me qëllim identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale.    

 

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.