Policia e Sarandës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave të plazhit të zaptuara nga subjekte që ushtronin aktivitetin e tyre pa dokumentacionin përkatës.

 

Korrespondentja e Euroneës Albania bën me dije se janë sekuestruar 152 çadra plazhi dhe 413 shezlongë, në plazhin në Ksamil që njihet si “Pema e Thatë”.

 

Gjatë operacionit është zbuluar se ishin zaptuar 500 m2 tokë shtet, duke u shfrytëzuar si plazh, pa lidhur kontratë përdorimi. Policia ka proceduar penalisht dhe ka referuar materialet në Prokurori për shtetasit Gj. Ismaili dhe K. Ismaili, përkatësisht  58 dhe 38 vjeç, banues në Sarandë.

 

Operacioni i nisur mëngjesin e së martës ka përfunduar mbrëmjen e po kësaj dite. Në operacion merrnin pjesë IKMT, Policia e shtetit, IVMT, FNSH dhe Policia bashkiake.