Komisioneri Publik ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit,  kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, Genci Mane, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier.

 

Komisioneri Publik, njofton se, në mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, për të cilat çmon se ky vendim është i cenueshëm në tërësinë e tij, si dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

 

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të një hetimi të plotë të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Genci Mane.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë më 13.12.2022 Genci Mane, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier./ATSH