Lëvizja në krye të renditjes globale të pasaportave për vitin 2023 u bë pak më interesante, shkruan CNN.

 

Për pesë vite me radhe, Japonia ka qenë në pozitën nr.1 në Indeksin e Pasaportave Henley, i cili mat lirinë globale të udhëtimit për sa i përket aksesit pa viza.

 

Por për verën e vitit 2023, Japonia u rrëzua në vendin e tretë dhe titullari i ri është Singapori, qytetarët e të cilit janë në gjendje të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në mbarë botën pa viza.

 

Dhe ndërsa Azia ka dominuar prej kohësh në krye të tabelës së liderëve në indeksin e krijuar nga firma këshilluese globale e qytetarisë dhe vendbanimit me bazë në Londër.

 

Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin e dytë me akses pa viza në 190 destinacione, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut janë bashkuar në vendin e tretë me Austrinë, Finlandën, Francën, Luksemburgun dhe Suedinë. Qytetarët e kësaj shtatëshe të mrekullueshme gëzojnë akses në 189 destinacione pa pasur nevojë për vizë paraprake.

 

Mbretëria e Bashkuar është në vend të katërt. Britanikët mund të udhëtojnë pa viza në 188 shtete.

 

Kanadaja renditet në vend të shtatë me 185 destinacione pa vizë, së bashku me Greqinë.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur pikë duke zbritur në vend të tetë, me 184 destinacione pa vizë.

 

Pasaporta e Shqipërisë renditet në vend të 48, me 117 destinacione pa pasur nevojën për vizë.

 

Serbia renditet në vend të 34 me 137 destinacione, Maqedonia e Veriut renditet në vend të 43 me 125 destinacione, Mali i Zi renditet në vend të 44 me 124 destinacione, Bosnje-Hercegovina në vend të 47 me 118 destinacione dhe Kosova në vend të 94 me 42 destinacione.

 

Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2023:

 

Singapor (192 destinacione)

Gjermani, Itali, Spanjë (190 destinacione)

Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Suedia (189)

Danimarkë, Irlandë, Holandë, MB (188 destinacione)

Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Zvicra (187 destinacione)

Australi, Hungari, Poloni (186 destinacione)

Kanada, Greqi (185 destinacione)

Lituani, Shtetet e Bashkuara (184 destinacione)

Letonia, Sllovakia, Sllovenia (183 destinacione)

Estonia, Islanda (182 destinacione)

Pasaportat më të këqija për të mbajtur:

 

Siri (30 destinacione)

Irak (29 destinacione)

Afganistan (27 destinacione)