Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka komentuar projektligjin përmes së cilit studentëve të mjekësisë do iu mbahet diploma 5 vite, në mënyrë që të shërbejnë për vendin tonë. Për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, ministrja Kushi tha se përmes këtij projektligji synohet të rritet numri i mjekëve në sistemin tonë shëndetësor, si edhe të parandalohet fenomeni i ikjes së tyre.  

 

“Jemi konsultuar gjatë me studentë. Ka një pjesë të tyre që rezistojnë dhe nuk janë dakord, por ka një pjesë të madhe të studentëve që janë aktualisht që janë dakord, ashtu sikurse edhe shumë prej prindërve dhe qytetarëve. Ne kemi takuar jo vetëm studentë, por jemi konsultuar me mjekë ekspertë, dhe kemi marrë mendimin e opinionit publik. E sjellim me procedurë të përshpejtuar sepse maturantët do marrin vendimin nëse do shkojnë për mjekësi apo jo. Do jetë provimi i dixhitalizuar dhe ata duhet ti njohin kushte që vijnë pas miratimit të këtij ligji. Ky është një ligj që vjen për të rritur performacën e sistemit shëndetësor, për të rritur numrin e mjekëve dhe për të parandaluar atë fenomen, largimi i mjekëve drejt vendeve më të zhvilluara”, tha Kushi.