Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim më 25 korrik kërkesën e kryebashkiakut të ri të zgjedhur në Himarë, Fredi Belerit i cili ndodhet në qeli për akuzat për blerje votash.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e Belerit ditën e martë më 25 korrik.

Kujtojmë se më herët Gjykatat e Posaçme ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

 

Beleri i cili kandidoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua 2 ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për blerje votash.

 

Megjithëse në burg, Beleri arriti të merrte votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryebashkiak i Himarës.

 

 

Ai i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij përmes avokatit dhe pretendon se arrestimi është i motivuar politikisht. Kujtojmë se për arrestimin e tij pati një sërë reagimesh nga Greqia fqinje, por edhe nga aktorë e faktorë të tjerë ndërkombëtarë.