Policia britanike ka shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Fatjon Oruçit në East Dene të Londrës.

 

Orgust Xhebexhiu 38 vjeç, Gazmend Shehu 33 vjeç, Xhelal Kasa 25 vjeç dhe Korab Shahini 25 vjeç janë personat në kërkim për vrasjen e 22-vjeçarit.

 

Gjithashtu në kërkim janë edhe dy burra të tjerë të paidentifikuar, të cilët dyshohen se mund të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes.

 

Mediat britanike shkruajnë se Oruçi u gjet i vdekur me plagë të shumta në trup, ndërsa besohet se është rrahur dhe goditur me thikë.

 

Një zëdhënës i policisë së South Yorkshire ka kërkuar që çdo kush që i ka parë personat në foton e mëposhtme të telefonojë organet kompetente.

 

Burrat në foto sipas radhës janë:

 

Gazmend Shehu

Korab Shahini

Xhelal Kasa

Orgest Xhebexhiu

I panjohur

I panjohur