Prefekti i qarkut Kukës, Ali Hallaçi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave.

 

Personi i cili do ta zëvendësojë Hallaçin në këtë detyrë, është Albert Halilaj.

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ven dosi:

 

 

Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare” thuhet në VKM.