“Frymëmarrje për Shqipërinë”- Ky do të jetë slogani i grupimit të Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

 

Ditën e sotme, e cila shënon edhe nisjen zyrtarisht të fushatës, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për shtyp me kandidatin e tij për Tiranën, Roland Bejko dhe me ekipin e këtij të fundit.

 

Gjatë fjalës së mbajtur, Alibeaj tha se PD do të jetë në të ardhmen alternativë qeverisëse.

 

“Jemi sot për përpilimin dhe artikulimin e programit. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve, është bërë e ditur tashmë, për Partinë Demokratike dhe veçanërisht për Tiranën. Megjithëse e pranoj që janë zgjedhje në kushte të komplikuara, për Partinë Demokratike, për gjithë kalvarin që PD ka kaluar vitin e kaluar. Këto janë zgjedhje shumë të rëndëishme për shqiptarët. Ky është moment për të bërë dallimin e madh. Në rastin e zgjedhjeve, zgjedhjet janë për shqiptarët dhe për një moment të lëmë mënjanë atë se çfarë Partia Demokratike ka kaluar. Janë të rëndësishme edhe për të ardhmen e Partisë Demokratike. Jemi këtu dhe marrim pjesë në këto zgjedhje pikërisht për të vazhduar kauzat tona. Kauzat e PD, kauzat e drejta, kauzat e ndershme që kemi mbajtur për të cilat kemi rezistuar gjatë kësaj kohë, e për të cilat do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi, grupit parlamentar, kryesisë, të strukturave tona në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Tiranë. Falënderojë të gjithë demokratët të cilët I mbrojtën këto kauza me sakrifica. Falë rezistencës së tyre, Partia Demokratike do të ngrihet më e fortë se më parë. Sepse unë besoj që janë pikërisht këto vlera, që është pikërisht kjo sakrificë ato të cilat do të triumfojnë. Partia Demokratike padyshim, e kam bindje këtë, do të jetë në të ardhmen alternative qeverisëse pavarësisht sakrificave që kemi kaluar tashmë”- , tha Alibeaj.