Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i bëri thirrje Kuvendit që të lejojë studentët e mjekësisë që protestojnë jashtë këtij institucioni, që t’u jepet mundësia që të flasin në foltore.
Ai tha se Kuvendi po kthehet në turp, ndërsa shtoi se maxhoranca ka frikë nga fjala e studentëve.
“Sot në 40 gradë, studentët janë jashtë. Kjo është fytyra e re e këtij realiteti më të shëmtuar dhe më të hidhur. Këtu në sallë kanë pasur plotë që kanë çjerrë gjoksin për studentët. Është faqe e zezë kjo , Po i lini studentë te 40 gradë. Ça po kërkoni? Po kërkojnë një të drejtë. Nëse se bëni një lëvizje për ta, jeni faqja e zezë. Mos na lodhni më me këto procedura, por i ftoni, mos kini tmerr nga fjala e tyre. Ata taksiratet i mbajtën vetë në kurriz. Merreni këtë çështje në shqyrtim, se Kuvendi është bërë për turp.”, tha Vasili.