Paraditen e sotme në Rrugën e Dibrës, shtetasja E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen Sh. B., 60 vjeçe.
Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.