Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.B.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 39-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Ll., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.