Aktori i njohur, Jean Claude Van Damme ka vizituar Kosovën, teksa ka qenë në ambientet e qendrës Prishtina Mall për të promovuar markën e orëve, ‘Helfer’ nga Zvicra.

 

Ylli i njohur i filmave aksion u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, që njihet ndryshe si “Rambo”.

 

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte varsja e tij, me simbolin e shqiponjës me dy krerë, të cilën aktori e kishte në qafë.

 

Van Damme ka spikatur për disa nga filmat më të shikuar ndër vite si: “Bloodsport”, “Kickboxer”, “Lionheart”, “Street Fighter”, “Hard Target”, “Double Impact”, etj.