Një sherr për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta në Gramsh.

 

Gjatë orës 22.30, në Gramsh, në lagjen tek pazari, shtetasit V. K., 40 vjeç dhe E. O., 35 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit T.H., 30 vjeç, V. M., 52 vjeç, dhe M. M., 20 vjeç, për shkak të vendparkimit të automjeteve.

 

Gjatë konfliktit me grushte e sende të forta janë dëmtuar lehtë fizikisht V. K. dhe E. O.

 

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë të dy palët e përfshira në konflikt për veprime të mëtejshme.