Mesazhe të dyshimta në telefona, WhatsApp apo forma të tjera, të cilat priren t’ju udhëzojnë që të klikoni në një link që qartësisht prek sigurinë tuaj, vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë e shqiptarëve online, veçanërisht të moshave të treta  – raporton gazeta DITA.

Gjatë vitit 2023, në rang vendi janë 765 raste të evidentuara të veprave penale që u përkasin krimeve kibernetike, nga të cilat 54% janë zbuluar me 440 autorë.

Por çfarë duhet pasur parasysh kur vijnë mesazhe të tilla, për t’i shpëtuar një rreziku të mundshëm?

adresa rrjetesh sociale apo edhe adresa banesash.

Ky është një sulm që në gjuhën teknologjike quhet spam.

Cilat janë mekanizmat mbrojtës? Nuk ka për momentin.

Mbrojtja më e mirë tani për tani është ndërgjegjësimi i qytetarëve, veçanërisht i pensionistëve, për sigurinë e lundrimit të tyre online dhe të informacioneve që hasin.

Pako nga Posta… (!)

Një nga rastet e fundit është ky mesazh që pretendon se vjen nga Posta Shqiptare. Dhe ju thotë “të tërhiqni një pako”. Por nuk vjen nga Posta. Mos e klikoni, mos u përgjigjni. Është një mashtrim – shkruan DITA në numrin e sotëm.

Mesazhi në fjalë u shfaq fillimisht dy muaj më parë. Me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit e vuri në dukje këtë problematikë, duke theksuar se autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i këtij mesazhi nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

“Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, paraqituni në polici”- bën thirrje Policia.

Ato tentojnë pikërisht tju bëjnë kurioz që t’i klikoni për të hyrë më pas në të dhënat tuaja dhe në llogaritë tuaja bankare apo dokumentacionet e pronësisë në Hipoteka, akte noteriale, etj.

Nëse njerëzit nuk presin një pako nuk kanë pse klikojnë për të marrë një pako si në rastin konkret dhe kështu me radhë me rastet e ngjashme.

Ekspertet dhe policia u bëjnë thirrje qytetarëve, jo vetëm të moshuarve por edhe të tjerët, që të mos ju përgjigjen mesazheve të tilla dhe të mos bien pre e mashtrimeve online.

Sipas evidencave, spam-e të tilla po vijnë kryesisht nga vendet ruse drejt vendeve që ata i konsiderojnë armike lidhur me luftën në Ukrainë.

Ruse ose jo, vihet re se gjatë vitit 2023 pati një rritje 40% krahasuar me vitin 2022 sa u përket rasteve të mashtrimeve online, sipas statistikave të bëra publike nga Policia e Shtetit.

Apeli i Sejkos

Dy javë më parë, Guvernatori Sejko, gjatë aktivitetit të Javës së Parasë, theksoi nevojën për të patur kujdes me administrimin e financave personale dhe rreziqet potenciale që po vijnë nga zhvillimi i teknologjisë.

Ai iu drejtua jo vetëm moshave të treta, por edhe të rinjve, që duket se kanë më tepër informacion, por në të vërtetë janë po aq të rrezikuar.

“Është shumë e rëndësishme për të rinjtë të identifikojnë rreziqet e lidhura me mashtrimet online, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacionet dhe këshillat e pasigurta.

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me partnerët e saj do të organizojnë programe dhe aktivitete edukative në të gjithë vendin.” – u shpreh Guvernatori.

Raste të tjera

Raste të tjera ndodhin kur pranojmë email-e të ndryshme nga njerëz të panjohur me email të paidentifikuar, por me përmbajtje manipulative, duke filluar me prezantim e pastaj me ofertë për bashkëpunim, apo të shpeshta janë rastet kur flitet për një testament, keni fituar para, e situata të ngjashme – shkruan DITA numrin e sotëm.

Kërkesa e këtyre manipulatorëve kibernetikë është që të dërgojnë të dhënat, një kartelë banke, një dokument identifikimi e gjëra të tilla që janë të nevojshme për t’i realizuar qëllimet e tyre.

Ndaj, kujdesi se çfarë publikojmë në rrjete sociale apo çfarë informacionesh klikojmë, është i domosdoshëm. Përmes, një fotoje të dokumentit të identifikimit ka raste që persona të ndryshëm kanë tërhequr edhe kredi bankare në emrin e pensionistëve që më pas rezultojnë debitorë pa patur aspak dijeni se “kanë marrë kredi” që nuk e kanë paguar (!)

Ose përmes blerjeve online janë marrë numrat e kartave etj.