Një e moshuar ka humbur jetën në Durrës pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, ku ka humbur jetën D. G., 70 vjeçe.
Dyshohet se ajo se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e saj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.