Vissar Meshi është 35-vjeçari i cili humbi jetën sot në një aksident në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Meshi ishte pasagjer në makinën ‘BMW X5’ që doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë, duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.

 

Përplasja e mjetit “BMW” me mbajtësen anësore të rrugës shkaktoi edhe plagosjen e dy personave të tjerë Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.

 

Këta të fundit, me të cilët 35 vjeçari ndodhej në automjet, po marrin ndihmën mjekësore në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Nga të dhënat jozyrtare Visar Meshi, kuptohet që është baba i dy fëmijëve, jetonte në qytetin e Durrësit dhe punonte si agjent doganor.

 

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

 

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas kqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar edhe përplasjen e makinës me mbajësen anësore të rrugës.