Një 18-vjeçar është arrestuar në Korçë i cili ka refuzuar t’i ndalojë policisë.

 

 

Të riut M. D i cili po udhëtonte me automjetin tip “Benz”, i është bërë me shenjë për të ndaluar, por tentoi të largohej. Ai arriti të kapej dhe gjatë shoqërimit në komisariat, i kundërshtoi policët me forcë. Nën hetim është vënë edhe babai i të riut N. D, i cili po ashtu i ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka penguar në kryerjen e detyrës.

 

Një 52-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka përplasur me automjetin e tij “Volkswagen”, një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 

Më vonë policia ka bërë të mundur kapjen e 52-vjeçarit i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit për kryerjen e testit të alkoolit.

 

Një 48-vjeçar nga fshati Pojan, Maliq është shpallur në kërkim pasi ndryshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Vijon puna për kapjen e tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.