Elton Tahiri dyshohet se quhet 48-vjeçari që është gjetur i pajetë në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike, konkretisht heroinës dhe kjo mund ti ketë marrë jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.

 

 

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.