Autoritetet kanë sekuestruar ditën e sotme 22 pasuri të paluajshme në pronësi të një 50-vjeçari të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge. Bëhet fjalë për pasurinë e shtetasit E. G., 50 vjeç, dhe të familjarëve të tij.

 

50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të vepës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.

 

Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo, të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.

 

Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.