Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ushtroi dhunë ndaj një efektivi policie.

 

Në pranga ka rënë shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në Mat, pasi në ambientet e aeroportit, ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.