Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u ndal në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, të cilët i ftoi që më 23 korrik të votojnë kandidatin Edison Memolla.
Veliaj tha se të gjithë e kanë kuptuar që zgjedhja e duhur për Rrogozhinën është Partia Socialiste.
“Me cic-micet e vogla nuk mund ta çojmë Rrogozhinën si plaçkë te Saliu. E keni parë Saliun, përditë vrer-vrer?! E ka refuzuar Amerika. E ka refuzuar Anglia dhe Saliu vetëm vrer përditë. U rrah në Tiranë. U rrah me 60 mijë vota,” – u shpreh kryebashkiaku.
Veliaj nuk e shikon alternativë për Rrogozhinën Shkëlqim Hoxhën, kandidatin kundërshtarë të socialistëve.
“Kur e sheh atë tjetrin përballë që përfaqëson Saliun, mendon realisht që ai do rregullojë shtëpinë tënde, do zgjidhë hallet e tua? A ju kujtohet kur e patë në 8 janar duke i hedhur bomba molotov SHQUP-it, selisë së vet? Duke marrë shkop bejsbolli për t’i rënë shokëve të vetë aty brenda,” – tha ai.
Të dielën e 23 korrikut qyetarët në Rrogozhinë do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashksië.