Këta janë katër personat që humbën jetën pasditen e djeshme liqenin e HEC-it të Banjës, ku kishin shkuar për t’u larë.

 

46-vjeçari Arben Zogu, bashkë me dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipin, Melsi Zogu, 20 vjeç, ishin futur për t’u larë në liqen, por nuk dolën të gjallë më prej tij. Ata u nxorën të pajetë nga palombarët pas 90 minutash kërkime.

 

Nga hetimet paraprake, ka dyshime se viktimat kanë mbytur njëri-tjetrin, pasi nuk dinin not, ndërsa forcat e zjarrfikëses thanë se në këtë zonë ka gropa brenda liqenit që ishin bërë gjatë ndërtimit të HEC-it.