Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi në momentin që pa policinë hodhi armën nga automjeti. Më herët ai është dënuar për armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për Enes Shahon.

 

Njoftimi i policisë:

 

Pogradec/Finalizohet pas disa javësh hetime proaktive, operacioni policor i koduar "Tushemishti", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.   

 

Hodhi nga automjeti, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez, kur pa shërbimet e Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. 

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, një shkop hekuri dhe një thikë, që i posedonte 21-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.    

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në Pogradec, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Tushemishti" u arrestua në flagrancë shtetasi:  

 

-E. Sh., 21 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

 

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur "Ura e Tushemishtit", Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh. po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka hedhur në drejtim të lumit, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez. 

 

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.