Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë ishte duke inspektuar mëngjesin e së dielës procesin e votimit në një nga qendrat e votimit të kësaj bashkie.
Shkëlqim Hoxha u shpreh optimist se në këto zgjedhje, pjesëmarrja do të jetë edhe më e lartë se në 14 maj, pavarësisht se jemi në sezonin e verës.
I pyetur për akuzat që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj tij, Hoxha tha se bëhet fjalë për mashtrime.
“Me demagogji nuk i ec në Rrogozhinë. Në Rrogozhinë do të marrë përgjigjen që s’ia dha Belindi në Tiranë,” tha ai për mediat.
Në zgjedhjet e 14 majit, të cilat u shpallën të pavlefshme, Edison Memolla i PS-së siguroi 5129 ose 50.10% të votave, ndërsa Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” 5108 ose 49.90 % të votave.