Ministri i jashtëm Igli Hasani  gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij Bujar Osmanin tha se thellimi i bashkëpunimi është jetik për të ardhmen e rajonit.

Hasani: Kryesimi i OSBE në vitin 2023 nga RMV ishte padyshim një detyrë sfiduese. Performanca në OSBE dhe KS, tregues i pjekurisë që ka arritur politika e jashtme e vendeve tona. Shqipëria dhe RMV, përkushtim të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE. Kemi arritur rezultate mbresëlënëse në reformat modernizuese e europianizuese. Përfunduam me sukses procesin e screening, në pritje të hapit të radhës. Rrugëtimi i përbashkët drejt BE, ka forcuar më shumë bashkëpunimin mes nesh. Zgjerimi e thellimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi, jetik për të ardhmen e rajonit. Korridori VIII, projekt strategjik i parashikuar si mekanizëm bashkëpunimi. Shqipëria do vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në RMV. Faktori shqiptar në RMV, rol të qenësishëm në ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria mbështet angazhimin e subjekteve politike shqiptare në RMV. Kryeministri i parë shqiptar i RMV, tregues simbolik i progresit që ka bërë ky vend.