Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi nga Bashkia Minoritare e Pustecit se vlerëson atë që Shqipëria ka bërë për pakicat, ndërsa theksoi se do të japë mbështetjen e tij të plotë që pakicat në Shqipëri të kenë të njëjtat kushte si në Maqedoninë e Veriut.

 

I pyetur për Ballkanin e Hapur ai e cilësoi këtë një iniciativë që krijon kushte të përshtatshme për bashkëpunim.

 

“Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim. Ballkani i hapur një prej tyre dhe shpresoj të vazhdoje dhe më tej. Është e pakontestueshme se 6 vendet qe marrin pjesë se për të gjitha është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i hapur. 6 shtete marrin pjese në procesin e Berlinit dhe vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe,” – u shpreh Pendarovski.