Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, tha se nuk është e nevojshme që kandidatët apo përfaqësuesit politikë të shkojnë nëpër qendra votimi.

“Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. Kandidatët nuk kanë asnjë arsye ligjore për të shkuar brenda qendrave të votimit. Aty janë vëzhguesit, është media, janë komisionerët. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.”