Krahasuar me 14 majin, votimet në Rrogozhinë këtë herë po ecin me ritme më të shpejta.

 

Pjesëmarrja deri në orën 12:00, sot më 23 korrik është 26.91% në krahasim me 21.83% që ka qenë në po të njëjtën orë më 14 maj.

 

Mbi 32 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës sot për të zgjedhur kryebashkiakun e Rrogozhinës.

 

Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.