Në Rrogozhinë prej mesnatës ka vijuar numërimi i votave për zgjedhjet e së dielës.

 

Mësohet se deri nga të dhënat e para, kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla kryeson përballë atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

 

Rezultati i fundit i KQZ-së, i cili është përditësuar në mëngjes tregon se deri më tani janë numëruar 40 kuti votimi dhe pritet të numërohen edhe 14 të tjera.

 

Konkretisht Memolla deri më tani ka grumbulluar 4398 vota ndërsa Hoxha 3552.

 

Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Rrogozhinë ishte 36%, 4% më shumë se në 14 maj.

 

Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.