Vijon të jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.

 

Për shkak të kësaj situate, Ministria e Mbrojtjes nisi 8 mjete të bazës së mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

 

Mësohet se në ndihmë të forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve ka shkuar një helikopter i forcave të armatosura.

 

Për përmirësimin e situatës së zjarreve është punuar gjate gjithe nates dhe vijohet aktualisht.

 

Kujtojmë që flakët e zjarrit në Vlorë u ndezën një ditë më parë duke përhapur panik tek banorët dhe pushuesit.