Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar sot gjatë seancës plenare me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa opozita kërkonte futjen në rend të ditës të kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

 

Berisha thotë se implikimi i qeverisë në aferën e inceneratorëve është aq i madh saqë biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto figuron që ka punuar edhe si këshilltar i bashkëshortit të Spiropalit.

 

Gjatë fjalës së tij, ai i është drejtuar dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës, duke i thënë se “do të dënohesh edhe ti.”

 

Në mbyllje të dialogut, ai ka thënë se vjedhjet që bën mazhoranca nuk do të mbarojnë kurrë.

 

“Berisha: Zoto paska qenë këshilltar i Salarjanit, bashkëshortit të Elisës. Në çdo sirtar që hapni ju del Zoto dhe Mërtiri. Edhe ty Ulsi do të dalë diçka.

 

Manja: Mua më ke lënë të zgjedhjet hala, ma ngri çik stekën.

 

Berisha: Atje je ti te krimi elektoral, atje do të dënohesh ti.

 

Manja: Ma ngri çik stekën ma ngri.

 

Berisha: Rama ia mbathi, ai tjetri u arratis. Me mungesën e tij ai (Rama) nxin. Afera shkon në 720 milionë euro. Prokuroria nuk guxon të konfiskojë veprat e krimit.

 

Nikolla: Mbaroi koha.

 

Berisha: Koha mbaroi, por vjedhjet tuaja nuk mbarojnë kurrë”, është thënë në dialog.