Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

 

 

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së 52-vjeçarit S. Sh., në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

 

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.