Trupat inspektuese të drejtorive rajonale Korçë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë vijuar kontrollet në subjektet me aktivitet prodhim, përpunim të produkteve dhe nënprodukteve të qumështit.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në katër subjekte janë konstatuar problematika, në mungesë të kushteve higieno-sanitare, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe mungesë etiketimi.

 

Janë marrë 12 mostra të produkteve të bulmetit, për analizim fiziko-kimk dhe mikrobilogjik.

 

Deri në dalje të përgjigjeve të analizave në këto subjekte është bllokuar sasia prej 23.838 tonë produkte (djathë i bardhë, djathë kaçkavall, gjalpë dhe gjizë)

 

Për gjetjet në kundërshtim me kërkesat ligjore, është marrë një masë ndërprerjeje të pjesshme aktiviteti, si dhe janë vendosur shtatë masa administrative me gjobë në vlerën 900 000 lekëve.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë monitorimet dhe inspektimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore.