Në qytetin e Durrësit është drejt përfundimit gjimnazi “Naim Frashëri”.
 
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rindërtimin e këtij gjimnazi.
 
Manastirliu tha se “kjo shkollë po rindërtohet me standardet më të mira bashkëkohore  për 750 nxënës dhe mësues me mbështetjen e programit EU4Schools, të zbatuar nga UNDP”.
 
“Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla dhe hapim kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug”, theksoi Manastirliu.
 
Shkolla e Mesme “Naim Frashëri” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ajo u shemb në nëntor të 2021 dhe së shpejti pritet të përfundojë rindërtimi i saj./ata