Kryetari sapozgjedhur i bashkisë së Rrogozhinës ka falenderuar qytetarët që e rizgjodhën me votat e tyre ditën e djeshme.
Edison Memolla i PS-së tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj. I emocionuar pas fitores, ai u shpreh se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar turistik dhe zhvillimi i bujqësisë.
“Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar. ”- tha Memolla.
Rezultati u mbyll: Edison Memolla PS ka 6531 vota (55.93%) dhe Shkelqim Hoxha i BF 4906 vota (44.06). Memolla i PS priu me 1.752 vota më shumë se kandidati i koalicionit Meta-Berisha.