Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhime bujqësore, materiale ndërtimi, minerale dhe metale, po e rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane.

 

Eksportet drejt Zvicrës shënuan rritje me rreth 800 milionë lekë përgjatë periudhës janar-qershor të vitit 2023.

 

Sipas raportit të INSTAT-it, eksportet drejt Zvicrës në vlerë arritën 3 miliardë lekë, nga 2.2 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2022-shit.

 

Rritje të ndjeshme shënuan edhe importet. Të dhënat tregojne se atë janë dyfishuar në vlerë.

 

Nga 3.7 miliardë lekë që ishin në periudhën janar-qershor 2022 ato shkuan në gati 7.7 miliardë lekë në gjysmën e parë të 2023-shit.

 

Zvicra është një nga 10 vendet më të rëndësishme për tregun shqiptar. Disa kompani të mëdha zvicerane janë të pranishme në Shqipëri, ndërkohë që një numër në rritje i ndërmarrjeve të vogla e të mesme zvicerane po zbulojnë tregun shqiptar.