Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për deputetin Ervin Salianji. Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se seanca u shty për në datën 7 mars në orën 09:30 dhe shkak është bërë mungesa e deputetit dhe avokatit të tij.

Kjo është hera e nëntë qe kjo seance shtyhet.

 

Kujtojmë që deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt,  vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.

 

Agron Xhafaj, pas denoncimeve të Salianjit, rezultoi të ishte i dënuar në Itali, ku edhe shkoi për të kryer dënimin prej disa vitesh.