11 persona kanë vdekur pas rrëzimit të kulmit të një gjimnazi në verilindje të Kinës, pasi në këtë institucion kanë qenë duke u stërvitur vajzat e ekipit të volejbollit, ka raportuar media shtetërore.

 

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se shumica e viktimave janë fëmijë, ndonëse diçka e tillë nuk është konfirmuar nga zyrtarët.

 

Në momentin e aksidentit ndodheshin 19 persona në gjimnaz, nga të cilët 8 arritën të shpëtojnë.

 

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas një hetimi paraprak mësohet se grumbullimi i paligjshëm i materialeve në çati mund të ketë shkaktuar shembjen e saj.

 

Aksidentet të ngjashme janë të zakonshme në Kinë për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë.