Abdulvahap Semo, me nofkën "Njeriu bletë", i cili 30 vite merret me bletari në qytetin Van të Türkiye-s, mblodhi mijëra bletë mbi vete për të tërhequr vëmendjen në mjaltin organik dhe për të hyrë në librin Guiness të rekordeve.

 

Përderisa ka bërë një hulumtim mbi bletarinë në internet, Semo ka hasur në një artikull rreth "rekordit të Guinessit për mbledhjen e më së shumti bletëve mbi trup".

 

 

 

Me synimin për të thyer këtë rekord, ai po bën prova shpeshherë. Në vitin 2020 ai mblodhi 49 kilogramë bleta duke thyer rekordin personal, ndërsa në provën e fundit ka arritur deri në 60 kilogramë.

 

Me anë të një peshoreje, Semo, mat peshën e bletëve që i mbledh mbi trup ndërsa synon thyerjen e një rekordi në Kinë me 63 kilogramë.

 

Në një deklaratë për Anadolu, Semo, pjesa më e madhe e trupit të të cilit është mbuluar me bleta, tregoi se më herët ka bërë disa prova, por këtë herë ka hasur vështirësi pasi bletët ishin agresive. Ai thotë se një ditë do ta sjellë në Van rekordin nga Kina, duke arritur në 65 kilogramë, duke aluduar në numrin e targave të qytetit Van.

 

 

 

"Ky rekord nuk është se mund të ndodh vetëm me përpjekjen time. Kam nevojë për mbështetje. Nëse më mbështesin, mund të arrij sukses, jam shumë afër thyerjes së rekordit", tha Semo duke treguar se tani vetëm vëllezërit dhe fëmijët e tij e mbështesin.

 

 

 

"Synimi im është të përgatitem më profesionalisht dhe të thyej rekordin, me ç'rast ta përçojë në botë emrin e mjaltit të Vanit", shtoi ai duke theksuar se është në dijeni se puna që bën është shumë e rrezikshme.

 

Ai tregoi se në provat është pickuar në shumë vende të trupit, por se tashmë ka fituar një lloj imuniteti.