Mëngjesin e sotëm Shqipëria është goditur nga një tjetër tërmet. Lëkundjet sizmike në vendin tonë janë regjistruar rreth orës 08:24.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë 29 km nga qyteti i Durrës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë dhe Lushnjen.