E konsideruar si kryeqendra e eksporteve bujqësore, zona e Lushnjës ka përfituar po ashtu edhe nga investimet në infrastrukturë, që kanë nxitur më tej zhvillimin bujqësor.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kodrat e Darsisë në Lushnjë, ku rruga e rikonstruktuar u ka ardhur në ndihmë fermerëve të zonës të rrisin sipërfaqet e punuara.

 

Bujqësia ka vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupmallrave me kontributin më të lartë në ekonominë kombëtare.

 

Ekspertët shprehen se, rritja e eksporteve bujqësore i adresohet politikave efikase mbështetëse që shkojnë drejtpërdrejtë tek fermerët dhe kanë nxitur prodhimin vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve dhe qasjen e një zhvillimi të ri të zinxhirit ushqimor, përmes investimeve bashkëkohore në pikat e grumbullimit.