Instituti i Gjeoshkencës bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet nivel rreziku “i lartë” për zjarre në të gjitha qarqet.

 

Sipas parashikimeve, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45 °C në vendet e ulëta ndërsa në vendet malore deri në 37°C

 

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në disa prej qarqeve pritet rrezik “shumë i lartë” për zjarre, por vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Kukës (VL), Berat (VP), Dibër (V), Durrës (JL), Elbasan (P), Fier (Q), Gjirokaster (V dhe J), Korçë (Q), Shkodër (Q), Tiranë (J), dhe Vlorë (VL dhe J).