Türkiye ka dënuar ashpër “sulmet e ulëta të përsëritura” ndaj Kuranit, duke i bërë thirrje Danimarkës të ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar “aktet e tilla të neveritshme”.

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes në një reagim me shkrim tha se dënojnë “në termat më të ashpër të mundshëm sulmet e ulëta të përsëritura ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit të Shenjtë”.

 

“Autoritetet daneze duhet të veprojnë brenda kuadrit të përgjegjësive të tyre ndërkombëtare dhe të marrin masat e nevojshme për të parandaluar këto akte të urryera që nxisin urrejtjen kundër fesë së Islamit dhe miliarda ndjekësve të saj”, theksoi ministria turke.

 

Reagimi i ministrisë turke vjen pasi sulmet ndaj Kuranit vazhduan në kryeqytetin Kopenhagë të Danimarkës, pasi anëtarët e grupit ‘Danish Patriots’, të njohur për qëndrimin e tyre anti-islamik dhe ultra-nacionalist, sot dogjën dy kopje të Kuranit.

 

Muajt e fundit janë parë akte të përsëritura të djegies apo përdhosjes së Kuranit apo përpjekjet për ta bërë këtë nga figura apo grupe islamofobike, veçanërisht në vendet e EVropës veriore dhe ato nordike.