Një 29-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka thyer orenditë në banesë.

 

Dhuna ka vijuar kur gjatë shoqërimit në komisariat djali dëmtoi kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.