Zjarr në afërsi të Bulevardit të Ri. Shtëllunga tymi kanë mbuluar një pallat në ndërtim, ku raportohet se skelat e vendosura kanë marrë flakë.

 

Zjarri ka përfshirë pjesën jashtme të një pallati në ndërtim në rrugën Jordan Misja. Ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

 

Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e rënies së zjarrit.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

 

Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë që zjarri masiv ka zgjatur shumë pak dhe është mundur të neutralizohet.