Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka konsdieruar ish-presidentin Thaçi dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi si “turistë” në UÇK.

 

Gjatë një interviste të dhënë për një emision televiziv në Kosovë, Haradinaj ka sulmuar ish-presidentin e Kosovës në lidhje me pjesëmarrjen e tij në luftime gjatë periudhës së luftës.

 

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndruar në Drenicë, ai ka qëndruar në Rogner, ka qëndruar diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hyrë e dil . Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj.

 

Më pas Haradinaj u ndal dhe te rezistenca e bërë prej familjes së tij, e cila nuk është larguar asnjëherë nga kosova gjatë periudhës së luftës.

 

“Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllau i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë”, ka shtuar ai.