Fatah Melloul, 27-vjeçari algjerian i cili vrau ë riun shqiptar Klajdi Bitri para disa ditësh në Itali do të mbetet në burg pa afat.
Algjeriani ka refuzuar të flasë për autoritetet duke mos dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë, ku ai i mori jetën me një shtizë peshkimi të riu shqiptar Klajdi Bitri pas një konflikti të çastit.
Pas vrasjes algjeriani është larguar me makinë me të dashurën e tij, por u kap vetëm disa orë më pas nga autoritetet italiane.
Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin ku ishte përfshirë shoku i tij. Sherri ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasjes kishte bllokuar trafikun dhe nuk po i jepte përparësi automjeteve të tjera.