SHMU njoftoi se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura.
Në veri do të jenë prezente reshje të dobta shiu, të izoluara në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim në kuadratin e perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet relativisht intensive me shpejtësi deri 14m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 33°C
në zonat e ulëta 20 deri 37°C
në zonat bregdetare 25 deri 35°C