Një shqiptar është vetëvrarë në paraburgimin e Departamentit të Policisë në Kalkidë.

 

Sipas mediave greke, shqiptari është gjetur i varur me çarçaf brenda qelisë nga efektivët e policisë.

 

Menjëherë është njoftuar autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar në Spitalin e Kalkidës ku ka konstatuar vdekjen. Nuk dihen arsyet e vetëvrasjes së shqiptarit.